Random Blog
Join JournalHome.com.
Create your own free blog today.
Create Your Blog
Flag this entry/bog.
It will be manually reviewed.
Report This!

About Me

kreshnik berisha



Recent Posts
Menu
Calendar
«  July 2009  »
MonTueWedThuFriSatSun
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031 

Friends
Links


Page 1 of 3
Last Page | Next Page
6/2/2009 - MBI ROMANIN "JEWEL OF MEDINA"

 

LOJA ME LETERSINE

 

 

  

 

Eshtë e cuditshme se pse mohimi i holokaustit nga peshkopi katolik Richard Williamson bëri aq boom në botë dhe nuk u mor kjo si liri e shprehjes?!

Po ja pse.

 

 

 

          Në mëngjesin me shi të të hënës së fundit të majit, derisa po bëja kaftjallin, më ranë sytë në grumbullin e gazetave të shprëndara nëpër dhomë dhe tërhoqa njërën. E hapa nga mesi dhe rashë në buzëqeshjen e këndshme të një shkrimtareje amerikane që akuzonte botuesit britanik. Akuza, frika e madhe e tyre për ta botuar librin e saj!

          U bëra kurioz të di për c’farë, a thua për c’farë arsye britanikët evropian censurojnë librat dhe lirinë e fjalës në këtë epokë kur vendet si ata duhet ta kenë tejkaluar tashmë këtë! E nisa leximin që nga nëntitulli, nga Sherry Jones pastaj (romani) “The Jewel of Medina” pastaj emrat e ca shtëpive botuese… arsyetimet e tyre më pas, akuza e saj drejtuar shtëpive botuese… thirrja që i bën popullit britanik pastaj, përgjigjja e shtëpive botuese e deri tek dy fragmentet idioteske nga ai libër që për një moment, më bënë të ndihem keq. Vërtet! 

Po c’punë ka ajo me Profetin e muslimanëve dhe besimin e tyre o Perëndi!

 

Fama?

 

Në vend qe kjo bukuroshe të mirret - të shkruaj për tematika tjera, histori dashurish e edhe për erotiken pse jo, shkon dhe prek ndjenjat e një miljardë e gjysëm njerëzve per të nxitur urrejtje (që nga unë) e trazira të reja në botën muslimane, e cila, c’ti bëj asaj që e ka akoma të gjallë ndjenjën e dashurisë dhe rrespektit për besimin e vet dhe profetëve e Perëndisë së tyre.

Nuk e di pse provokohet ky komunitet në botë, kur ata kurrë nuk tentuan të fyejnë a të prekin ndjenjat e besimtarëve të besimeve tjera në emër të lirisë së shtypit.(!!!)

Apo ndoshta, ndoshta…epo ku s’u shkon mendja njerëzve hej. Ndoshta shkrimtarja është pak më shumë ambicioze ku ta dish dhe dëshiron të bëhet e “madhe” në botën e letrave dhe pionere e “lirisë së fjalës” në këtë kohë të mbrapshtë e të keqe!

 

          Ironia e lirisë së letrave

         

          Botuesit britanik me të drejtë nuk dëshiruan t’i botojnë romanin Sheri Xhonsit pa marrë parasysh mllefin e saj. Ajo i bën thirrje popullit anglez. Cakton dhe kohën se tani, mu tani “është koha për të gjithë ne, përfshirë edhe muslimanët e moderuar dhe shtypin, të cilët e mbajnë gjallë kulturën dhe lirinë tonë, të ngriten me zë më të lartë se ai i radikalëve, në mënyrë që mos ta humbim më të cmuarën prej lirive”.

          Nuk e di si mundet t’i përfshijë edhe muslimanët aty, “muslimanët e moderuar”. A e di Sheri Xhons se Profeti i tyre është njeriu që i besojnë si i dërguar i Zotit, që u solli shpalljen e fundit dhe paraqitja e tij si pedofil, shtazarak, jo burrë etj., plus me gojën e gruas së tij Aishas - mëshira e Zotit qoftë mbi të është fyerja më e madhe për ta.

          Thuajse imagjinata e saj që e la dhe ra mbi letër për jetën e Profetit të muslimanëve është pozitive dhe lavdëruese që të pajtohen me të dhe të mos preken muslimanët.

Sheri e nderuar: është e njejta gjë sikur t’i fyesh një të dashur dikujt (i familjes qoftë a jo s’ka rëndësi) dhe t’i thuash mos u prek të lutem, është liria ime dhe duhet të jesh i moderurar dhe të pajtohesh me këtë!

Hej! A nuk thotë ajo fjalia që e mësuam të gjithë se “liria jote mbaron aty ku cenohet liria ime”? Ta paraqesësh Profetin, njeriun më të dashur të besimtarëve, në rolin më monstuoz, në një vepër arti, do të thotë përdhosje e përcmim i ndjenjave dhe dinjitetit të tjetrit që i përket atij besimi!

Ja c’thotë ajo me gojën e gruas së Profetit: “Ky ka qenë fillimi i dickaje të re, dickaje të tmerrshme. Së shpejti unë do të jem e shtrirë në shtratin tim nën të, e ngjeshur si brumbull, e rrahur dhe e ngashëryer derisa ai përplaset kundër meje. Ai nuk do të donte të më lëndojë, por si do t’ia bënte? Gjithmonë është e vështirë hera e parë?”

Jon Wood, drejtor i shtëpisë botuese Orion përgjigjet: “The Jewel of Medina. i kam lexuar recensionet dhe tingëllon absolutisht tmerrshëm " përtej të qenit ofendues. Nëse do të kishte qenë i mirë ne do ta konsideronim për botim, por një rrjepës anakronik i trupit " përse të interesohemi?

  

Analizë

 

          Debati për karikaturat e profetit Muhamed, kohë më parë, ishin ndër debatet më të nxehta në të gjitha mediumet botërore. A ishin fyerje botimi i atyre karikaturave, pastaj protestat e ashpra të këtij komuniteti në shumë vende të botës dhe a duhet ndaluar liria e shtypit (fjalës), nëse “këto” konsiderohen si të tilla apo jo?

Të gjithë fyhen, nëse Profeti, ose një Shenjt i ndonjë religjioni “tallet” sidomos përmes artit për atë që unë e besoj. Ky njeri me virtytet më humane (që është mësuar përmes shpalljes hyjore dhe që i besojmë - ngase religjioni është besim, pra të besosh) shpërfytyrohet në karikatura dhe paraqitet në format më bizare nëpër romane dhe letra imagjinative për qëllime krejt të ulëta.

Nuk do ta thosha të njëjtën gjë për ndonjë hulumtim shkencor mbi biografinë e profetit, nga burime shkencore dhe të shkruar profesionalisht. Libra të atillë (nga muslimanë e orientalistë) ka shumë (tashmë edhe në shqip) dhe asnjëherë nuk u bë ndonjë hallakamë mbi këtë formë së shkruari.

Muslimanët nuk janë “kundër debateve, diskutimeve dhe kritikës” sic nervozohet Sheri Xhons. Ata janë të urdhëruar me fjalën e parë të zbritur, për të studiuar në kohën kur, ishin të paktë ata që dinin shkrim-lexim. Këtë liri (të tepruar paksa) që e ka (dhe e kërkon më tepër!!!) Sheri Xhons, nuk iu është dashur muslimanëve të prisnin Martin Luterin t’i shpëtojë nga tmerri i kishës së asaj kohe që ua ndalonte studimin, shpikjen e përparimin besimtarëve të vet.

 

Tjetra anë e medaljes

 

Eshtë e cuditshme se pse mohimi i holokaustit nga peshkopi katolik Richard Williamson që bëri aq boom në botë nuk u mor kjo si liri e shprehjes?! Po ja pse. Ngase, e para, është i pamohueshëm fakti që, holokausti mbi hebrenjtë ka ndodhur dhe mohimi i saj fyen të gjithë ata shpirtëra të vdekur dhe të mbijetuarit e tyre e popullin hebre në përgjithësi. E dyta, kështu pra, e dyta, liria e shprehjes së peshkopit po mbaroka aty ku e cenoka lirinë e tjetrit.

 

Këtë e bëri edhe Selman Rushdi më parë…

 

E nëse aktori i katër serive të filmave të njohur Taxi - Samy Nacery - i revoltuar e kërcënoi në një emision të drejtpërdrejtë autorin e “vargjeve satanike” këtë mos ta marrim tani si terrorizëm, ju lutem. As dhe fanatizëm religjioz e mbetje e një mentaliteti mesjetarë. Në fakt në definicionin e qytetërimit të një populli, tek shpirti i saj hyn besimi. Religjioni është fisnikëri e shpirtit e asgjë më pak. Muslimanët nuk janë terrorista. Pas 11 shtatorit kështu pati deklaruar edhe legjenda e boksit Muhamed Ali i shoqëruar nga aktori Uill Smith para mediave.

Ta lëmë këtë muhabet të terrorizmit Islam se ka kapërcyer kjo krizë informative rreth kësaj cështjeje. Terrorizëm dhe dhunë në fe nuk ka. Grupacione të etiketuara terroriste mund të ketë (këtë nuk e vë në dyshim) por që ka të bëj Islami burimor me këto propaganda këtë e dinë edhe ata që vazhdojnë akoma të shkruajnë kundër tij.

Sjellja e aktorit Sami Naseri ishte spontane. I prekur nga qetësia e zymtë e shkrimtarit famëkeq që përcmonte besimin e tij pa iu dridhur zëri, bëri që të shpërthejnë ndjenja e krenarisë dhe mbrojti dinjitetin e tij duke u bërë shkak ky lloj I njerzëve të humbas kontrollin.   

E përse?

Vepra letrare “Vargjet Satanike” të Selman Ruzhdi-t, fillimisht, nuk është një studim shkencor në të cilin do të përdorejë një gjuhë e paanshme dhe e matur, as fakte shkencore mbi të cilat do të ngritejë studimi mbi vargjet e Kuranit. Por e dini c’farë? Dhe këtë e dini të gjithë. Ky roman është imagjinata e Selman Rushdi-t, ngjyrosur me bojërat e mbyllta të shpirtit të tij " që me shprehjen më të butë do ta quaja “jotolerant” “egoist” e “racist” karshi tjetrit.

Në mënyrë ironike, tejet brutale, pa aspak rrespekt për njeriun (kushdo qoftë ai) dhe besimin e tij, me një guxim prej idioti që nuk njeh vlerë dhe dinjitet ndaj tjetrit, shkruan " përplot urrejtje të fshehta, për një libër i cili e sfidon atë me vargjet që ka përbrenda si në fushën e letrësisë (me të cilën mirret dhe ai), estetikës, artit, historisë, mjekësisë, psikologjisë e filozofisë e deri tek astronomia. Por kur s’ke c’I bën gomarit bjeri samarit i thonë kësaj pune, muslimanë të nderuar.

Dhe kështu, përmes artit (sa keq) përmes “të bukurës” goditet në formën më të keqe se vet lufta; nga arma psikopatike e një shkrimtari i cili e përdorë fuqinë e penës me të gjitha bojërat e zeza të nëntokës, për ta rrëzuar shpirtin e besimtarit musliman, krenarinë e tij me besimin që e udhëheqë në jetë. C’dëshironte Selman Rushdi pasi botoi librin e tij? Të shkonte ne Mekë dhe të bënte promo?

 

Lexues i këtij shkrimi!

  

Për një botë në paqe, duhet rrespektuar tjetri. Kjo nuk e kufizon të drejtën e shprehjes, debatin e kritikën. Përkundrazi kjo e fut në binar dialogun dhe nxjerrjen e fakteve, të vërtetave dhe të pavërtetave në të gjitha sferat e jetës.

Loja me letërsinë; thumbimi i personaliteteve shpirtërore-religjioneze, dinakërisht, në emër të lirisë së fjalës (e shtypit) nuk është e drejtë (dhe e ndershme) e askujt së pari, pastaj, pastaj bota nuk ka nevojë për “hedhje drunjsh mbi zjarrë” në kohën kur nevoja për paqe në botë është më së e duhur.

Nëse shpirti rrezikues i gazetares dhe letrares, Sheri Xhons e kërkon famën me ngulm, do t’I propozoja t’i përvidhet zbulimit të krimit të organizuar (si Misha Glenny dhe të tjerë) ose t’a përdorë imagjinatën për afrim, paqe dhe rrespekt ndërnjerëzor. Këtë punë le t’ia lë historianëve dhe studiusve që nuk dinë të imagjinojnë.

Kështu Sheri Xhons, do t’i bësh nder botës dhe vetes.

 

          Krejt në fund!

            

Përse muslimani nuk ka të drejtë të jetojë krenar me besimin e tij në botë? Përse duhet të përdoren të gjitha mënyrat që nga luftërat e deri tek arti (tashmë!) që të provokohet, të nënqmohet, të përdhoset e të thyhet ky komunitet në botë? A nuk i dha ky komunitet botës moderne bazat e shumë fushave shkencore? A nuk dha shembuj të shumtë po ky komunitet mbi tolerancën përgjatë historisë së saj? Nëse pritoni të lexoni një shembull të këtillë mund ta shihni në filmin “Kingdom of Heaven” që hëpërhë ka arritë në fund të plasojë një shkëndij pozitive për ta, kur mbajnë premtimet dhe në fund fare, marrin kryqin e përdhosur dhe e vendosin mbi tavolinë.   

Atëherë? Ja kështu!

Muslimanët duan të jetojnë si të gjithë të tjerët. Të mos besojë as Selman Rushdi (që vargjet e librit të muslimanëve janë hyjnore) as Sheri Xhons (për Profetin) e edhe të tjerë. Të mos besojë askush. Por të rrespektojnë besimin e tyre, patjetër. Eshtë e domosdoshme. Ose për arsye paqeje në botë dhe bashkjetese pa luftëra trazira e mëri, që nuk do të doja të ishte ky qëllimi (rrespekti nga frika, pra). O nga dashuria për njeriun.

Jemi njerëz të një planeti dhe Zoti është i yni. Mënyra se si e adhurojmë Zotin mund të na ndajë dhe për këtë le të jetë i hapur debati i mirëfilltë (që ka ekzistuar prej kohësh). Pa fjalor urrejtës e përcmues i cili gjithsesi nuk ofron gjë për një kërkues. Ose secili në besimin e tij. Edhe ateisti. Edhe ateisti në botën e tij.

 

 

Maj 2009

 

 




Comments ( 0 ) :: Post A Comment! :: Permanent Link


Share and enjoy
3/5/2009 - RRETH MILAIMIT

 

MILAIM ZEKA

DHE PA RROTLLAT E TIJ

 

 

 

  

          Gazetari karizmatik Milaim Zeka i “Pa Rrotlla(ve)” është njëri ndër emrat më të njohura të publikut kosovar dhe shqiptarë në tërësi. Nëse i hedhim një shikim CV-s së tij nuk është njeri pa punë dhe veprimtari gazetareske. Ka punuar në perëndim njëkohë si gazetar, pastaj dhe gjatë lufës së fundit në Kosovë dhe pas saj.

          Që në shikim të parë duket se është i mllefosur me gjendjen aktuale politike, ekonomike, kulturore etj., kërkon ndryshime pozitive dhe të kthej mentalitetin shoqërorë në më përparimtarë, më të hapur, të drejtpërdrejtë… si ai evropian perëndimorë. Nuk e ka keq. Por sa është e drejtë mënyra e qasjes ndaj problemeve që i parashtron në emisionet e tij dhe roli si gazetar që ka brenda etikës dhe kulturës debatuese?!

          Cështja nuk ka të bëj me munges vullneti dhe guximi të cilat shihen tek ky njeri, por mënyra se si i qaset problemit (temës) dhe tjetra, personalizimi i temave të cilat i trajton deri në atë nivel, sa që, herë pas here e humbet kontrollin (ngase ndihet i rrezikuar për shkak të marrjes mbi shpatulla njërën anë të medaljes) dhe pastaj flet pa asnjë shenjë pikësimi.

          Gazetari, apo prezantuesi, detyra e tij është të jetë orientues i debatit, kujdestar i tij, të mbajë frymën gjallë, brenda temës së caktuar, të parashtrojë pyetje dhe të jetë plotësishtë mirë i informuar për temën në fjalë. Gjithashtu është dhe vecoria tjetër e njohur në këtë profesion, që është paanshmëria. Edhe nëse temat që debatohen nga mbrojtësit / kritikuesit, janë të qarta si dielli dhe njëra palë posedon argumentin dhe të vërtetën dukshëm krahas tjetrës, megjithatë gazetarit nuk i lejohet të mbajë anën asnjërës palë. Nëse kjo ndodhë (përsëri duke qenë i kujdesshëm maksimalisht) në raste kur anojmë nga njëra palë; atëherë kur dallimi i panelistëve; e vërteta dhe e pavërteta janë të qarta si toka me qiellin, përsëri (mbajtja e një krahu) duhet të jetë indiferente aq sa të mos vërehet dukshëm.

          Përfshirja e emocioneve të Milaim Zekës në trajtesat e tij ka shkaktuar tek ai një c’ekuilibrim që zor të stabilizohet përsëri. Madje rrjedhimisht kjo përfshirje fizike e tij e ka cuar deri në atë nivel, sa të përdorë sharje banale në njërën nga intervistat e tij. Ndoshta dhe ka pasur të drejtë se ishte i frikësuar nga kërcënimet që i shkonin në email apo përkundrazi nuk ekziston frika në fjalorin e tij, por një gjë është e sigurtë që profesionalisht e ka dallash punën e gazetarisë.

          Emisionet e tij, janë pothuajse tryeza cajtoresh. Po ka karakter të atillë mund të thotë dikush? Jo. Karakteri që ka emisioni i tij: të fliten gjërat hapur; faktet, argumentet, konfrontimet, temat e nxehta dhe nëse vjen cështja edhe deri tek publikimi i emrave, të bëhet. E tëra kjo në suazat e një kulture dialogu, informimi të saktë, njëfarë vetëkontrolli dhe qëndrimi jopolicor.

          Nga emisioni i tij i fundit që e pash, po i sjellë disa fakte për ato që i përmenda më herët. Tema ishte për universitetet private (temë kjo shumë e trajtuar) dhe më vrau veshin që pyetja e parë; mënyra e të pyeturit me atë far’ mllefi të ruajtur mirë (të cuditshëm!) që e bën superior dhe autoritar para mysafirëve. Ja si nisi Zeka: (pasi i falenderon disa herë që kanë ardhur i pyet)

-         Kto diploma me t cilat ju jeni pajis kan ndonjë vlerë apo jan thjeshtë për t’I vjerr n tavan?!

Po ju përkujtoj që ka pas tipa aty që kanë diplomuar nga këto universitete dhe t’ju them të drejtën po të isha unë pjesëmarrës do të më vinte inati. Fundja unë kam diplomuar aty dhe pyetja është aq tallëse dhe hiq serioze.

Nuk dua ta kujtoj aksentin e tij unik - dhe tani më kujtohet aktorja Yllka Gashi teksa imitonte të folurit e tij, njëherë, në njërin prej televizioneve në prag të ndërrimit të motmoteve. Eshtë pjesë e tij dhe kjo e bën të vacant dhe ndoshta simpatik për një pjesë të shikuesve, por përsëritja e vazhdueshme e këtij toni komunikues, të vrazhdë ta quaj, apo të mllefosur e bardhë e zi, bën që të kalojë në monotoni dhe përsëritje dhe antipatizëm. Një student (pasi merr fjalën) ia kthen se diplomat e tyre kanë vlerë dhe vazhdon të argumentojë dhe të kritikojë qeverinë që, njohjen e diplomave e ka bërë vetëm në formë deklarative dhe jo në formë të shkruar. Studenti vazhdon se pikërishtë për këtë arsye (që vendimi nuk është i shkruar) studentët nuk mund të vazhdojnë studimet post diplomike. Ndërsa Milaimit nuk i durohet dhe pyet. Shikoni c’pyetje se:

-         Ministri a po thu që ka deklaru në parlament, a e keni incizu ju kur ka deklaru?

Se cka do t’i ndihmonte studentët e gjorë nëse do ta kishin incizuar deklarimin e ministrit Hoxhaj, ec e merre vesh! Gazetat dhe mediat elektronike ishin stërmbushur me deklarata të tilla. S’ka ku ik deklarata. Studenti i thotë se njerëzit nuk mund t’i shohin vetëm mediat… por nevojitet një dokument i tillë i shkruar, që kujtdo që i nevojitet njohja e dipolomës ta ketë atë dokument. Ndërsa në vazhdim pas pak Milaimi del i keqinformuar (ose ashtu ja ka marrë mendja) kur ndërhyn duke thënë se në bazë të kartës së bolonjës ju skeni pas t drejtë me studiu fare n universitete private? Pyetet pse dhe shkreton akoma duke thënë se nuk janë të përfshime fare në universitetet evropiane. Jo. Jo i thotë studenti, universitetet private kanë qenë të licencuara dhe shumë kolegë tonë që kanë studiu në këto universite, sot vazhdojnë studimet post diplomike në universitetet perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

Nuk po vazhdoj më tej se po më vjen zheg.

Milaim Zeka ka tërhequr mjaft vëmendje me emisionet e tij në start, por pasi që, sic thash më herët, rruga që ka zgjedhur, ajo joprofesionale; përfishirja e vetes në to dhe rëndësia (e teprueme) që i dha vetes ka bërë që emisionet e tij vazhdimisht të bien, të bien, të bien, të bien, të bien dhe kujtoj improvizimin: hapat dhe zërin në ulje e sipër të një profesori dhe dramaturgu të njohur që dukej sa simpatik teksa përshkruante nivelin e emisionit të tij.

Mësonim për skenarin dhe tash, ama bash tash, mendoj se do të ishte më me vend, të quhej ky emision kështu: PA SKENAR. Ja kështu: PA SKENAR..

 

 

5.3.2009                         




Comments ( 0 ) :: Post A Comment! :: Permanent Link


Share and enjoy
portfolio