Random Blog
Join JournalHome.com.
Create your own free blog today.
Create Your Blog
Flag this entry/bog.
It will be manually reviewed.
Report This!

About Me

kreshnik berisha



Recent Posts
Menu
Calendar
«  March 2010  »
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031 

Friends
Links


Entry 1 of 5
Last Page | Next Page
1/24/2009 - RINIA DHE SHTETI

 

 

C'PO BEHET ME NE?

 

 

Dukuritë e përditshme si narkomania, prostitucioni, e deri tek vetëvrasjet janë vetëm një shprehje e gjithë kësaj paknaqësie që shteti e lë pas dore me apo pa vetëdije.

 

 

          Analfabetizmi, niveli arsimor fillor dhe i mesëm (nëse përjashtojmë atë të lartë që tashmë është ndërrmarrë dicka me nismën e akreditimit) pastaj, papunësia si fenomen që ka prekur pjesën më të madhe të familjeve kosovare, kryesisht të rinjët, që sipas statistikave kapin moshën 19-34 vjecare… i riu kosovar gjindet mes dy zgjedhjeve. O ta lëshoj vendin dhe të kërkoj një jetë më të mirë në perëndim, o të mbaj gjallë shpresën që njëditë do të përmirësohet gjendja e mjerueshme sociale e ekonomike për të.

          Hapat e ngadalëta e të crregullta që po bën Qeveria e Kosovës për të investuar tek të rinjtë, pasojat do të shihen në të ardhmën e afërt. Përderisa popullit i prin mosha e re; prioriteti kryesor, nacional-kombëtar për vendin duhet të jenë pikërishtë ata. Analfabetizmi si fenomen i shekujve te kaluar nuk duhet të zihet më në gojë për një popullat dymiljonëshe. Kurse për këtë nuk ka as ligjë për zhdukjen e tij.

E kur flitet për shkollat, nivelit dhe sistemit arsimor, padyshim që gjeneratat që dalin nga ky sistem do të jenë largë profesionalizmit në fushat perkatese dhe kjo do të ndikojë drejtëpërdrejtë në udhëheqjen e jetës ekonomike, kulturore e sociale në të ardhmën.

Mungesa e politikave për të rinjët që, sorollaten rrugëve të papunë (nëpër kafene?!), do t’i coj (po I con) dalëngadalë në rrebelim psikik si pasoj e neglizhencës nga Institucionet për krijimin e një jete më të mirë për ta dhe vetvetiu do të krijojë një rrjet kriminal të vjedhjeve, vrasjeve, trafikimit e biznesit të drogës. Këtë situatë duhet menduar mirë, duke marrë parasysh synimet kolektive qeveri-popull për anëtarësim në BE të vendit si shoqëri e emancipuar dhe civilizuese.

Ndersa perspektiva për të rinjët në Kosovë nuk ekziston. Ose thuaj fare pak. Kuadrot e reja që kryejnë studimet (me plot arsye) mendojnë të dalin jashtë vendit për të arritur në aspektin profesional dhe nje jete me te mire. Organizimet e pakta kulturore e sportive; mungesa e ambienteve të tilla kanë krijuar një lloj ngulfatjeje që do të shpie në një rrebelim me pasoja jo të vogla në aspektin produktiv nga energjia krijuese e të rinjëve në Kosovë. Ndersa humbja e gjithë këtij burimi njerëzorë që ka Kosova (me te madhin qe ka) me përqindjen më të madhe të moshës së re në Evropë, do t’i kushtojë shumë vendit në të gjitha fushat dhe sferat e tij.  

Pesimizmi për një jetë të rrespektuar ka zënë rrënjë pothuajse tek c’do I ri dhe shfryerja e gjithë kësaj mund të cojë deri në humbjen e vlerave etike e të shëndosha të shoqërisë. Dukuritë e përditshme si narkomania, prostitucioni, e deri tek vetëvrasjet janë vetëm një shprehje e gjithë kësaj paknaqësie që shteti e lë pas dore me apo pa vetëdije.      

 



Post A Comment! :: Send to a Friend!

Share and enjoy
portfolio