kreshnik berisha
| Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
| 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
| 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
| 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
| 29 | 30 | 31 | ||||
KOSOVA NJE VIT PAS Me gjithë lëshimet politike e diplomatike, të pashftrytëzuara nga qeveria e Kosovës (të cilat do ta stabilizonin akoma vendin brenda dhe jashtë), viti 2008 ishte ndër vitetet historike për shqiptarët dhe Kosovën.
korrupsionit, mjerimit social; duke pasur parasysh përkrahjen ndërkombëtare të mbledhjes së fondeve për vendin, viti 2008 ishte ndër vitet e bardha për shqiptarët. Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt, Kosova bëri një hap përpara dhe shpalli zyrtarisht shkëputjen e saj nga Mirëpo ngecjet dhe pasiviteti I qeverisë së Kosovës në disa rrafshe të rëndësishme që do të kishin qenë një dorë e fortë për Kosovën, popullin e saj dhe diplomacinë e re të vendit përballë botës, I dhanë arsye diplomacisë serbe të shfrytëzojë këtë kotje dhe të fitojë kohë dhe hapësirë për të krijuar një mjegullnajë në diplomacinë botërore, sidomos ne vendet që ende se kanë njohur Kosovën dhe në Këshillin e Sigurimit. Ky boshllëk I dha arsye Serbisë që të vazhdojë të ndihet faktor për vendimet mbi Kosovën. Rasti i fundit ishte plani gjashtëpikësh për veriun; policia, doganat dhe monumetet historike që u bënë në pajtim me qeverinë Serbe. Mungesa e lobit kosovar ishte ndër të metat e pafalshme të qeverisë së vendit. Anashkalimi I pothuajse I një kontinenti që kishim afri dhe interesa të përbashkëta si ai fetar, në Gadishullin Arabik, la mbrapa Kosovën në numrin e njohjeve që do të krijonte një vetëbesim më të madhë dhe forcë morale, politike e diplomatike për vendin. Pastaj mungesa e një plani konkret për veriun e vendit, ende krijon një destabilitet të heshtur. Konsolidimi I territorit të Kosovës, kufijëve të saj, shtrirja e plotë e rendit, ligjit, nën një protokol të vetëm që do të ishte Prishtina, do të duhej të ishin ndër prioritetet kryesore të qeverisë dhe aryetimet për mungesë kompetencash janë thjeshtë shfajsime të kota. Problemi social vazhdon dhe do të vazhdojë akoma, edhe për një kohë, të prek shtresa të ndryshme të popullit të Kosovës, të lodhur nga procesi I shtetëndërtimit. Privatizimi I ndërmarrjeve të mëdha, arsimi, kultura etj., janë probleme të brendshme të vendit me të cilat duhet të mirren institucionet qeverisëse krahas atyre të jashtme të shtetëndërtimit dhe njohjeve. Përfundimisht; pasi që cështja e Kosovës dhe fati I saj u mvarë nga fuqitë dhe diplomacia ndërkombëtare, arritja e asaj që ka dashur Kosova dhe qytetarët e saj ka pasur një shtegëtim të gjatë, të lodhshëm nëpër të cilën medoemos ka pasur të kalojë. Me gjithë lëshimet politike e diplomatike, të pashftrytëzuara nga qeveria e Kosovës (të cilat do ta stabilizonin akoma vendin brenda dhe jashtë) viti 2008, ishte ndër vitetet historike për shqiptarët dhe Kosovën. Duke marrë parasysh përvojën e shkurtër politike dhe intelektuale të shtetëndërtuesve kosovarë, përballë asaj serbe që ka një traditë më të gjatë, arritja finale ishte në anën e Kosovës, me pavarësimin e vendit, falë mbështetjes së fuqive më të mëdha të kohës.
(Gazeta Express 1 mars 2009)
Technorati Tags: kosova nje vit pas, kreshnik berisha, new born
Filed under: kosova nje vit pas, kreshnik berisha, new born |
Comments ( 0 ) :: Post A Comment! :: Permanent Link |
MARTI AHTISAARI, NJERIU I PAQES
Lindi bashkë me konfliktin, në tokën që më pastaj hyri nën kufijtë rusë. Suksesi I tij për zgjidhjen e konflikteve nëpër botë, ka pasur një ndjenjë përjetuese të pasqyruar në kujtesën e tij qysh nga fëmijëria, kur iku nga lufta, bashkë me nënën e tij. I lindur para 71 vjetësh në Vipuri të Finlandës (tashmë tokë Ruse) ish presidenti Finlandez, ambasadori, diplomati, politikani, Martti Ahtisaari, u kurorëzua me cmimin më prestigjioz, për paqe, nga Komiteti norvegjez i NOBEL- për veprimtarinë e tij prej më shumë se tre dekadash nëpër botë. I cilësuar si njeriu I paqes, veprimtaria e tij për zgjidhjen e krizave nëpër botë ka filluar në Namibi duke ndihmuar pavarësimin e saj nga Afrika e Jugut. Dhe me te pranuar cmimin ka deklaruar se Ahtisaari, lindi bashkë me konfliktin, në tokën që më pastaj hyri nën kufijtë rusë. Suksesi I tij për zgjidhjen e konflikteve nëpër botë, ka pasur një ndjenjë përjetuese të pasqyruar në kujtesën e tij qysh nga fëmijëria kur iku nga lufta bashkë me nënën e tij. Si plaku I odave tek ne, pajtuesi I gjaqeve, por në modelin modern, Martti Ahtisaari udhëtoi nëpër kontinente; që nga Afrika në Azi, Europa e në Lindjen e Mesme për t’i ndalur luftërat. Njeriu I përmasave të mëdha, zotëruesi I një kulture të gjërë, depërtoi në kultura të ndryshme dhe gjeti perin e shkëputur të paqes ndërmjet njerëzve dhe arriti ta lidhë atë përsëri. Dhe në luftën tridhjetë vjecare ndërmjet qeverisë Indoneziane dhe separatistëve të lëvizjes Aceh Libre, në të cilën humbën jetën rreth pesëmbëdhjet mijë njerëz që nga viti 1976, pas gjashtë muaj bisedimesh, u nënshkrua marrëveshja e paqes. Ndoshta ajo që na intereson më së shumti për këtë plak flokëbardhë, ishte roli I tij për ta bindur përbindshin, psikopatin, kasapin, Slobodan Milosevic, për t’I dhënë fund luftës dhe debimit në Kosovë, në këmbim të ndërprerjes së bombardimeve të NATO-s. Nuk ishte hera e fundit që ai do të merrte një rolë të këtillë për këtë zonë të parehatshme të ballkanit. Më 24 korrik 2006, pas shtatë vjetësh ai sërish do të ngarkohet si emërues I posacem I sekretarit të përgjithshëm të OKB-s për t’I sjellur në tavolinë udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një pajtimi rreth statusit të Kosovës. Pas shumë debateve erdhi në Prishtinë me planin e tij duke e mbajtur akoma misterioz dhe nuk dha para gazetarëve asnjë prononcim direkt dhe të qartë rreth statusit të Kosovës. Enigma e këtij njeriu fjalëpak, u zbulua më vonë, në kohën dhe vendin e duhur. Plani I tij nisi të zbatohej që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurtë 2008. Ai nuk arriti të pajtojë qeverinë serbe. Retorika e tyre dhe politkat kundërshtuese ndaj këtij plani bënë zhurmë por dhe nuk shpertheu asnjë luftë sic propagandohejë nga ata. Ata më në fund ulën kokën para fuqive demokratike, mbështetëse të planit të këtij njeriu të madhë dhe ndërruan qimen duke ndjekur tashmë rrugët demokratike. Dëshirën e qytetarëve për një Kosovë të Pavarur dhe Sovrane, e realizoi fituesi I cmimit për paqe, Marti Ahtisaari, I ardhur nga një vend I ftohtë, si një pajtues modern, dhe zgjidhës I konfliktit qindvjeqarë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve për Kosovën. Kjo do të shënohet ndoshta prej sukseseve më të mëdha të këtij njeriu, edhe pse nuk e tha vetë, këtë do ta dëshmojë historia në të ardhmën.
Technorati Tags: ahtisaari, cmimi nobel i paqes 2008, martti ahtisaari, pakoja e martti ahtisaarit
Filed under: ahtisaari, cmimi nobel i paqes 2008, martti ahtisaari, pakoja e martti ahtisaarit |
Comments ( 0 ) :: Post A Comment! :: Permanent Link |